AKTUALITET, 23 Shkurt 2018, 16:17

Kthen garazhet në laboratorë droge, shqiptari kapet me 15 kg kokainë e marihuanë

Kthen garazhet në laboratorë droge, shqiptari kapet me 15 kg

Gjatë kontrolleve kundër drogës, policia në Montecosaro në Itali, ushtruan një kontroll ndaj një 28 vjeçari shqiptar me iniciale A.B, i cili ngiste një automjet tip ‘Lancia Y10’, duke i gjetur në brendësi të xhaketës një sasi prej 6 gram marihuanë.

Kërkimi në banesë, zbuloi të tjera sasi droge. Karabinierët gjetën dy çelësa për dy garazhe në një godinë në Montecosaro ku jetonte kohët e fundit shqiptari.

Më pas u zbulua, se ato ishin përdorur si laborator si dhe për ruajtjen dhe paketimin e dozave të marihuanës dhe kokainës.

Në fakt, në garazhin e parë u gjet një qese që përmban 9 pako marihuanë të mbyllur për një peshë totale prej 9.07 kg dhe 6 pako kokainë me peshë rreth 4.6 kg.

Në garazhin tjetër u gjet edhe një kg marijuanë si dhe 400 gram kokainë si dhe 4 kg substanca që shërbejnë si përzierë, dy peshore elektronike, një tharëse dhe një kromatograf. 28-vjeçari është tani në burgun Montacuto në Ancona.