AKTUALITET, 23 Prill 2019, 12:09

Basha komenton partinë e Patozit: Nuk do të ketë opozitë fallco

Basha komenton partinë e Patozit: Nuk do të ketë opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat pasi ka nënshkruar një marrëveshje me partitë aleate, komentoi edhe krijimin e partisë "Bindja Demokratike" nga ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

Basha tha se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje fallco dhe as opozitë fallco, duke shigjetuar Patozin, partia e të cilit formohet pikërisht në mes të një krize politke, duke i dhënë frymëmarrje Edi Ramës dhe duke u përpjekur të legjitimojë zgjedhjet e 30 Qershorit.

"Nuk do të ketë më zgjedhje fallco, parlament fallco, drejtësi fallco dhe sigurisht as opozitë fallco", u shpreh Basha.

/TPZ.al/ 

VIDEO:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/584455195381896/