AKTUALITET, 23 Prill 2019, 11:19

Aida Shtino rikthehet në politikë, i bashkohet Partisë...


Aida Shtino e cila u bë e njohur me emisionin “Njerëz të Humbur” dhe prej vitesh e shkëputur nga ekrani është rikthyer sërish në poltikë, por këtë herë ka ndryshuar parti.

Në vitin 2013-të  Shtino, kandidoi për deputete në Qarkun e Lezhës në siglën e PDIU ,ndësa sot ish moderatorja i është bashkuar Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu .

Shtino ka qenë në krah të Mediut në marrëveshjen e nënshkruar sot mes Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane për paktin me 10 pika të opozitës së bashkuar.

/TPZ.AL/