AKTUALITET, 23 Prill 2019, 11:01

Murrizi ironizon Astrit Patozin: Nga 93 parti u bënë 94...

Murrizi ironizon Astrit Patozin: Nga 93 parti u bënë 94...

Deputeti i opozitës së re,  Myslym Murrizi, ka ironizuar partinë e re, Bindja Demokratike,  që pritet të formohet nga Astrit Patozi. Murrizi duket se nuk e ka pritur me ndonjë entuziazëm këtë parti, edhe pse duket se kanë interesa të ngjashme, duke e konsideruar thjesht një parti më shumë në Shqipëri.

Nga Grupi Parlamentar i krijuar në Kuvend me 7 deputetë ku kryetare është Rudina Hajdari  nuk janë pjesë e kësaj lëvizje të re politike. Nuk përbën asnjë problem krijimi i një partie nga Astrit Patozi. Ku qëndron problemi kur kemi 93 parti dhe na u bënë 94. Krijimin e  partisë e shoh shumë normale.”, tha Murrizi në studion e “360 Gradë".

/TPZ.al/