TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lojtari i ardhur nga Gambia, Tijan Jaiteh përflitet si një ndër lojtarët më të paguar në ekipin e Partizanit, por ajo që çalon, është se mesfushori nuk ka luajtur në asnjë sekondë.
Se kur do të përfshihet në fushë 30-vjeçari, akoma nuk është bërë e ditur, por mesa duket trajnerit, Skënder Gega akoma nuk i është mbushur mendja për ta përfshirë në lojë. Sipas ‘Panorama Sport’ ekipi kërkon ta aktivizojë mesfushorin në Kategorinë e Dytë.
Duke u bazuar në mungesat që ekipi i Partizanit ka pasur kohët e fundit, nevojitet përfshirja e Jaiteh në skuadër, por ai është fotografuar duke parë ndeshjen nga Stoli.