AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 20:13

Video/ Policia Bashkiake bën "namin", gjobit dhe përzë qytetarin që shiste libra në rrugë: Zotëri je i paligjshëm ti...

Video/ Policia Bashkiake bën "namin", gjobit dhe përzë


Policia Bashkiake e Tiranës, ka zhvilluar paraditen e sotme, një aksion me rëndësi madhore për mbarë vendin. Policia e Lali Erit, ka arritur të kapë në flagrancë me shumë sukses, një qytetar, duke kryer aktivitetin "e paligjshëm"  të shitjes së librave në trotuar, për të siguruar bukën e gojës!

Qytetari është gjobitur dhe policët i kanë shpjeguar se ai është "i paligjshëm" (?)

Kësaj deklarate, qytetari i është përgjigjur kështu: "Ka dhënë urdhër shefi, të mos hanë bukë njerëzit. Të vdesin! Kush është i paligjshëm mo? Këta edhe shqiptarin e nxjerrin të paligjshme. Është e ligjshme të shesësh libra, ik kap hajdutin... Shqipëria nuk është e jotja!", tha ndër të tjera, qytetari i revoltuar.

Video është xhiruar nga ekipi i TvT. Ndiqeni më poshtë, për të kuptuar se sa efiçente është policia bashkiake, kur vjen puna për të goditur të gjithë hallexhinjtë e Tiranës, që mezi nxjerrin bukën e gojës! /TPZ.al/

VIDEO: