AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 20:32

Basha: Koha po kalon, ka vetëm zgjidhje politike

Basha: Koha po kalon, ka vetëm zgjidhje politike


Lideri demokrat Lulzim Basha foli për afro një orë në protestën e 7-të opozitës që po vazhdohet prej orës 19:30 në Bulevard përpara Kryeministrisë. Për afro 10 minuta u hodhën, shashka e tymuese përpara Kryeministrisë, ndërsa disa protestues çanë kordonin e policisë. Situata u qetësua sapo Basha bëri thirrje të mos preken policët. Tashmë protestuesit po marshojnë në Bulevard dhe me gjasë i drejtohen selisë së parlamentit. Ata mbajnë ndezur dritat e celularëve, duke krijuar një dekor të vecantë.

Sakaq gjatë fjalimit të lideri i opozitës deklaroi se “është akute nevoja për zgjidhje politike”.

“E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, e gjithë beteja jonë bëhet për vlera evropiane. Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik!

Kufoma politike që i dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti i krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht”, deklaroi Basha.