AKTUALITET, 24 Prill 2020, 22:03

Basha: Jam i gatshëm të dal në debat me Ramën, por ka dy dekada që e refuzon këtë

Basha: Jam i gatshëm të dal në debat me Ramën, por ka dy

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një intervistë për TVSH-në, lidhur me zhvillimet më të fundit në vend dhe krizën e shkaktuar nga Covid-19.

Kreu i opozitës thekson faktin se, kryeministri Rama vazhdimisht e refuzon debatin me të.

Pyetje: Do të preferonit të bënit një debat me zotin Rama në këtë hapësirë publike, nën moderimin tonë?

Lulzim Basha: Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar.

Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat.

Megjithatë, dua të them diçka. Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet.

Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç. Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen.