TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përzgjedhja e shqiptarëve që do të nisen drejt Greqisë, si punonjës sezonalë do të bëhet përmes listave të përgatitura nga kryebashkiakët e qyteteve rajonale.
Kështu tha kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit online me kreun e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli.
Rama: Për çështjen e punonjësve sezonalë besoj se, je i qartë qe në ditët në vijim do të kemi një marrëveshjen me palën greke. Të dyja palët kanë interes. Brenda mesit të majit gjithçka do të jetë zgjidhur dhe në mënyrë të kontrolluar do të shkojnë në anën tjetër (në Greqi), sipas fjalëve deri tani.
Xhakolli: I kemi bërë gati listat, u kemi dhënë udhëzime, sipas porosisë suaj. Kur të jeni gati, si dhe kur të jenë edhe partnerët tanë, ne gati i kemi listat.
Pak ditë më parë, Rama bisedoi në telefon me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis, edhe për punonjësit sezonalë, nga Shqipëria në Greqi.
Kryeministri theksoi se, kufiri me Greqinë për emigrantët shqiptarë që duan të shkojnë të punojnë në mënyrë sezonale do të hapet në mes të muajit maj.