AKTUALITET, 24 Prill 2020, 20:27

Koronavirusi në Shqipëri/ Mjeku Tanka: Po shkojmë drejt një dalje të ngadaltë, por konstante

Koronavirusi në Shqipëri/ Mjeku Tanka: Po shkojmë drejt një

Prej disa ditësh Shqipëria ka një kurbë të sheshtë të përhapjes së koronavirusit. Mjeku pneumolog i Spitalit "Shefqet Ndroqi", Arben Tanka, në një intervistë për Ora News tha se, po shkojmë drejt një dalje graduale të situatës.

“Ne kemi dhjetë ditë ku shifrat e shtrimeve janë konstante në dy spitalet. Numri i të shtruarve është rreth 40 persona, është një konstante e dhjetë ditëve të fundit. Mund të themi që situata është relativisht stabël. Parametrat e epidemisë për Shqipërinë duken mjaft të mira. Shpresojmë që në ditët në vijmë që kjo kurbë që është e sheshtë të vazhdojë të ulët. Nuk dihet periudha e saktë kur do të dalim nga kjo epidemi, por siç duket po shkojmë drejt një dalje të ngadaltë, por konstante”, tha  Tanka.

Duke folur për gjendjen e pacientëve në spitalin COVID 2, mjeku Tanka tha se, katër prej tyre janë në reanimacion në gjendje më të rëndë.

Në spitalin tonë katër pacientë janë në gjendje të stabilizuar. Nuk kanë nevojë për  frymëmarrje të asistuar. Ndërkohë pjesa tjetër, 4 prej tyre janë në reanimacion. Gjendja në reanimacion është e rëndë dhe disa prej tyre janë të intubuar, pra kanë nevojë për frymëmarrje mekanike”, tha mjeku.