AKTUALITET, 24 Prill 2020, 21:15

Mali i Zi shënon viktimën e gjashtë nga koronavirusi, 319 të infektuar

Mali i Zi shënon viktimën e gjashtë nga koronavirusi, 319 të

Mali i Zi ka shënuar edhe viktimën e gjashtë nga COVID-19, i cili ishte një 81-vjeçar, kurse të infektuarit në total tani janë 319.

Në 24 orët e fundit u zbuluan vetëm tre raste të reja. Tek të infektuarit në spital, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Mali i Zi ka lehtësuar masat për 45 ditët e ardhshme, duke lejuar lëvizjen e qytetarëve dhe hapjen e shëtitoreve deri në 22:00 të mbrëmjes.