AKTUALITET, 24 Prill 2020, 22:29

"Plasja e tenxheres me presion", Aktivisti: Varfëria në masë prej pandemisë, do të sjellë përplasje mes të pasurve dhe të varfërve!

"Plasja e tenxheres me presion", Aktivisti: Varfëria në

Pedagogu dhe aktivisti, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në emisionin "Në fokus" në "Tv T", ku ka folur për efektet e pandemisë tek shtresat më të margjinalizuara të shoqërisë.

Qori tha se punëtorët janë më të pambrojtur se kurrë në këtë rast, pasi rrezikojnë jetën në vendin e punës dhe u është hequr e drejta për të protestuar.

Sipas tij, shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, reflekton panikun ku është gjendur qeveria, por edhe nevojën për të shtyrë në kohë një përplasje të mundshme sociale, mes të pasurve dhe të varfërve.

"Arsyeja e parë përse po shtyjnë kaq shumë gjendjen e jashtëzakonshme, është sepse janë komplet të pa sigurtë, nuk e dinë çfarë do të ndodhë, thonë më mirë të marrim masa ekstreme për të qenë brenda. 

Arsyeja e dytë, mendoj se këta duan ta shtyjnë sa më shumë në kohë, plasjen e tenxheres me presion. Rritja e papunësisë, varfërimi në masë i njerëzve, thellimi i pabarazisë, do të çojë patjetër në ashpërsim të marrëdhënieve shoqërore, të kontradiktave midis klasave shoqërore, midis të pasurve dhe të varfërve. Në këtë kuptim, duke shtyrë  kufijtë e gjendjes së fatkeqësisë natyre, këta duan ta mbajnë situatën pezull, të mos ketë demonstrata në rrugë, të mos ketë greva, bllokime dhe gjëra të kësaj natyre", tha Qori.

VIDEO:

Qori tha se krizën e shkaktuar nga pandemia nuk do ta vuajnë të gjithë njëlloj dhe se oligarkët do të përfitojnë, duke gllabëruar bizneset e vogla dhe të mesme.

Nuk po e vuajnë të gjithë krizën njëlloj. Oligarkët janë karantinuar në vilat e tyre luksoze. Nisen nga Tirana, ndoshta edhe të infektuar dhe rrezikojnë të tjerët.  Klasa e mesme, si ti apo unë që jam pedagog, kemi mundësinë të punojnë nga shtëpia. Kategoria e tretë janë punëtorët. E katërta janë të papunët. Nuk po mbështeten nga qeveria, ata po rrezikojnë jetën. Në kushtet kur janë ndërprerë lidhjet shoqërore, ata rrezikojnë urinë”, tha ai.

VIDEO:

/TPZ.al/