AKTUALITET, 24 Prill 2020, 21:49

Meta uron besimtarët myslimanë në ditën e parë të agjërimit: ‘Pas vështirësisë vjen lehtësimi’

Meta uron besimtarët myslimanë në ditën e parë të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, uroi të gjithë besimtarët shqiptarë në ditën e parë të agjërimit.

Postimi i plotë

Sot është dita e parë e agjërimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Iftari, që tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, këtë vit për shkak të situatës na ka kushtëzuar të jemi bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht.

Bashkoj lutjet e mia me të gjithë shqiptarët dhe në veçanti me besimtarët myslimanë kudo ndodhen, me bindjen se ditë më të mira patjetër do të vijnë.

"Pas vështirësisë vjen lehtësimi" Kuran. ??