AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 13:31

Basha diskutim me drejtues të Urdhrit të Farmacistëve: Alarm për mungesë të barnave

Basha diskutim me drejtues të Urdhrit të Farmacistëve: Alarm


Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me Urdhrin e Farmacistëve.

Basha theksoi se nëse autoritetet do të kishin reaguar me përgjegjësi shumë problematika do të ishin shmangur.

“Edhe farmacistët, por edhe zinxhiri furnizues kanë vështirësi të mëdha, ndërsa jemi në nisjen e një vale të dytë. Mjekët kanë qenë në vijë e parë të përballjes me pacientët me COVID-19. Dy farmacistë kanë humbur jetën për shkak të pandemisë.

Qeveria po mundohet të gjejë fajtorin dhe kërkon të na përballë me akuza të padrejta për të fshehur dështimin. Janë hedhur akuza edhe ndaj farmacistëve”, tha Basha.

Kryedemokrati, theksoi se ka mungesë të barnave, ndërsa shtoi se as në Tiranë dhe as në rrethe nuk ka asnjë dozë vaksine për gripin.