AKTUALITET, 13 Janar 2018, 13:02

Basha akuza të forta për Ramën, thirrje policëve: Të shporrim aleancën e krimit, ju kanë tradhëtuar

Basha akuza të forta për Ramën, thirrje policëve: Të

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka zhvilluar sot nje vizitë në familjen e policit të vrarë për shkak të detyrës, komisar Artan Cuku. Vizita u bë në kuadër të 105 vjetorit të themelimit të Policisë Shqiptare.

Në krah të Bashës në këtë vizitë kanë qenë deputetët demokratë Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri si dhe efektivë të liruar të policisë. Pas vizitës në banesën e familjes së Cukut, Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, duke lëshuar akuza të forta ndaj krimit sipas tij të bërë njësh me pushtetin dhe aleancave mafioze të Ramës për të mbajtur pushtetin.

Në këtë 105 vjetor policia është në një moment tragjik, e tradhtuar nga drejtuesit politik. Nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe policia ishte në ballë të luftës, sot kriminelët janë në krye të Policisë së Shtetit, ndërsa drejtuesit e policisë kanë marrë arratinë, ose janë goditur nga krimi, sikurse është oficeri Artan Cuku. Të tjerë janë larguar si Dritan Zagani, pasi denoncuan lidhjet e pushtetit kriminal, lidhjet kriminale të Saimir Tahirit. Të bashkohemi në një aleancë vlerash për të shporrur aleancën e krimit. I bëj thirrje çdo burri dhe gruaje nën uniformë të gjejë forcën. Vettingu nga Xhafa apo Edi Rama është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë” – tha Basha.