AKTUALITET, 17 Nëntor 2019, 19:44

Foto/ Ilir Meta ‘bekon’ Kombëtaren në sfidën kundër kampionëve të botës: Forca, jemi me ju!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tashmë e ka kthyer traditë urimin për Kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht rivalit të saj.

Pak çaste më parë, kreu i shtetit ka publikuar një foto të kombëtares në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ndërsa iu bën thirrje djemve kuqezinj të tregojnë “forcën” përballë kampionëve të botës.

Ndjeshja e “Shqiponjave” kundër “Gjelave” do startojë në orën 20:45 minuta, ndërsa atmosfera është ndezur jo vetëm në stadiumin e ri, por edhe në rrugët e kryeqytetit.

Postimi i Metës:

“Suksese kuqezinjve në sfidën e sotme me kampionët e botës! Forca! Jemi me ju! ??”-shkruan Meta.