TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Administratori i Interit, Giuseppe Marotta, foli për merkaton zikaltër dhe emrat që lakohen, duke hedhur poshtë mundësinë e afrimit të spanjollit Marcos Alonso, por njëkohësisht duke lënë të hapur mundësinë e afrimit të Nainggolan.
Alonso – Nuk është në planet tona të merkatos dhe me siguri që nuk do të vijë. Pavarësisht situatës së tij te Chelsea, ne jemi të kompletuar në krahun e majtë.
Nainggolan – Kanë mbetur edhe 24 orë kohë nga mbyllja e merkatos dhe po negociojmë. E sigurt është që nuk mbajmë asnjë lojtar jashtë dëshirës së tij.
Të tjerët – Jemi në negociata edhe për disa lojtarë të tjerë si Joao Mario e Pirola, por të shohim në orët e ardhshme.
Juve-Napoli – Kemi mbyllur një sezon anormal dhe kemi nisur një tjetër, por synimi parësor është të ruajmë shëndetin e njerëzve. Ne kemi një protokoll, por për rastin konkret nuk dua të flas, pasi nuk jam informuar si duhet.
Ndërkohë “Sky Sport” ka raportuar se së fundi Interi ka kërkuar të marrë sërish në huazim anësorin Victor Moses, i cili ishte me zikaltrit edhe në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Chelsea nuk e grumbullon fare futbollistin dhe është i hapur ta japë një tjetër sezon në huazim.