AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 12:48

Tiranë, arrestohet një vrasës dhe një mashtrues kredish

Tiranë, arrestohet një vrasës dhe një mashtrues kredish

Kapet në Tiranë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrim Kredi”. Në pranga ka rënë shtetasi D. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Torinos/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 110, 575 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 21 vjet burg.

Gjithashtu nga Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë u kap shtetasi në kërkim kombëtar V. Gj., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndaj këtij shtetasi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për penale “Mashtrim Kredi”.