TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Laprakës ditën e sotme janë ngritur në protestë, pasi janë kundër fabrikës së tullave, e cila gjendet pranë banesave.
Ata po protestojnë kundër ndotjes së ajrit, e cila shkaktohet nga punimet në fabrikë.
Me pankarta në duar: “Një jetë kemi, mos na nxini”, banorët nuk duan që kjo fabrikë të vazhdojë të ndotë ajrin siç ka bërë deri më tani.
Kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë kundër fabrikës së tullave.