TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lushnja u mund në transfertë me Ilirinë e vendit të fundit dhe në kampin lagunar para sfidës askush nuk e kishte menduar se skuadra do të pësonte një disfatë duke qenë mjaft e dobët në krahasim me takimet e tjera.
Në Lushnjë tashmë kërkojnë që të ketë përgjegjës apo fajtorë për humbjen. Skuadra është mundur edhe me Pogradecin në fushën e saj në “Roza Haxhiu” apo dhe në Devoll. Ka pasur pretendime për gjykimin në të dyja ndeshjet e sipërpërmendura, por ama djemtë kanë luajtur futboll.
Humbja me Ilirinë ka lënë shije të hidhur edhe ta ata fansa që nuk e braktisin kurrë skuadrën e tyre të zemrës në këto vitet e fundit. bashkë me humbjen në Fushë-krujë, Lushnja ka humbur edhe vendin e fundit dhe kjo është me të vërtetë për të ardhur keq.
Ndaj edhe në Lushnjë tashmë ka ardhur momenti që të gjenden fajtorët dhe disfata e fundit të meritojë një analizë të thellë…
