AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 09:52

 Sherr për pronën, 36-vjeçari qëllon me armë zjarri pas konfliktit me të vëllain, prangoset nga Policia

 Sherr për pronën, 36-vjeçari qëllon me armë


Nga Policia në Lezhë është arrestuar E.P., 36 vjeç pasi ka kanosur me armë zjarri të vëllain e tij. Sherri mes vëllezërve ka ndodhur për motive pronësie, ku 36-vjeçari ka qëlluar në ajër disa herë. Polica ka sekuestruar një armë zjarri tip automatik dhe 354 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje Falë reagimit në kohë e me profesionalizëm, dhe pas disa orë ndjekjeje u kap në malin e Troshanit personi që kanosi vëllain me armë zjarri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov me 2 krehëra dhe 354 fishekë luftarakë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.P., 36 vjeç ,banues në fshatin Troshan, Lezhë.

Ky shtetas, në oborrin e banesës, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij, shtetasin K.P.,30 vjeç, duke qëlluar në ajër disa herë.

Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Troshan, Lezhë, ka konflikt në familje dhe të shtëna me armë zjarri, ka shkuar në vendngjarje.

Në momentin që ka parë Policinë 36 vjeçari ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga banesa.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje, kanë mundur të bejnë lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E.P. në malin e Troshanit, Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit automatik dhe 354 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.