AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 09:29

Nisma e PS-së për ndryshimet në Kushtetutë/ Blushi reagon ndaj Ballës: Tao Tao ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën

Nisma e PS-së për ndryshimet në Kushtetutë/ Blushi reagon


Për nismën e PS-së për ndryshimet në Kushtetutë ka reaguar edhe zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

Postimi:

Të dashur kolegë gazetarë!

Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit!

Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!