AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 09:00

VIDEO/ Modriç dhe Benzema marrin Realin për dore, sukses mes vërshëllimave shurdhuese për Bejl

VIDEO/ Modriç dhe Benzema marrin Realin për dore, sukses mes


Real Madrid i është afruar përsëri Barcelonës në kreun e renditjes së La Liga pas një suksesi jo aq ët thejshët me përmbysje përballë Real Sociedad. Një ndeshje e diktuar nga ritmi i Modriç dhe Benzema, protagonistë kryesorë sot në aksionet sulmuese të skuadrës.

Miqtë gjetën të parët golin me Uillian Zhoze që në minutën e dytë duke vështirësuar punën për madrilenët. Por një pasim i Modriç gjeti Benzema në zonë dhe sulmuesi shënoi me gjoks duke barazuar shifrat para fundit të pjesës së parë.

Në të dytën ishte përsëri Modriç që dha asist për përmbysjen e Valverde, ndërsa në fund edhe kroati shënoi golin e 3-1, pas një aksioni ku protagonist ishte Benzema i cili uli topin për kroatin. Aksioni nisi nga Bejl në të djathtën, me uellsianin i cili ishte zëvendësues në sfidë e sa herë që prekte topin vërshëllehej nga i gjithë stadiumi.

Edhe pse lojtarët e Realit insistuan që këto vërshëllima të ndaleshin, tifozët e Realit bënë të qartë se nuk e donin uellsianin në ekip, një telash që duhet të zgjidhet sa më parë nga Zidan.