AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 10:15

Dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 57 vjeçari në Mallakastër

Dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 57 vjeçari në


Një 57 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në Mallakastër.

Shtetasi me iniciale K.B i dënuar më parë për dhunë në familje, u arrestua në banesë, pasi kishte dhunuar gruan e tij, shtetases N.B, 46 vjeçe.

Ai akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet nga policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:

• K.B., 57 vjeç, banues në Mallakastër.

(I dënuar më parë për dhunë në familje).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N.B, 46 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.