TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Basketbollisti Bruno Daliu i cili goditi gjatës ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës arbitrin 26-vjeçar me iniciale J.M është arrestuar nga Policia. Sipas Policisë mbi të rëndon veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.
Lojtari i Tiranës qëlloi me grushte e shpulla arbitrin në mes të ndeshjes. Pamjet tregojnë një dhunë të paprecedentë, e cila prej shumë kohësh nuk shihej në këtë sport. Ndeshja në fund u mbyll në favor të Teutës me rezultatin 98-86, por rezultati u bë i pa vlerë përballë këtij skandali që ndodhi në basketbolli shqiptar.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin:
B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
daliu tirana basketboll on Vidnews.