AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 17:34

Banorët e ‘Astirit’ në ditën e 13-të të protestës, bllokojnë rrugën

Banorët e ‘Astirit’ në ditën e 13-të të

Banorët e ‘Astirit’ në kryeqytet kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 13. Banorët kanë bllokuar edhe sonte rrugën, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre të cilat do të prishen sepse preken nga projekti për Unazën e Re.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.

Ditën e djeshme banorët kanë protestuar edhe para bashkisë së Tiranë dhe kanë kërkuar takim me kreun e bashkisë së Tiranës. Projekti i Unazës së Re parashikon prishjen e mbi 300 shtëpive dhe bizneseve në këtë zonë.

Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100%, ndërsa shprehen të bindur se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund.