AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 16:16

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, pasi makina ka përplasur një këmbësor duke e lenë të vdekur në vend.

Sipas informacioneve që bëhen të ditura, mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Zaranika”.

Mësohet se viktimë ka mbetur një 55-vjeçar, pasi u përplas nga një makinë Mitsubishi që drejtohet nga një 41-vjeçar.

Viktima mësohet se është shtetasi i identifikuar si Shaban K. 55-vjeç banues në lagjen Vullnetari në Elbasan.

Ndërkohë që, Policia ka ndaluar menjëherë drejtuesin e makinës tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B që shkaktoi aksidentin me vdekje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhur shkaqet që sollën këtë aksident tragjik për 55-vjeçarin.