Kurti u ka bërë thirrje AAK-së dhe Nismës që mos të bëjnë pjesë në ekip negociator, në mënyrë që Presidenti Hashim Thaçi të mbetet i vetëm.
Numri një i Vetëvendosjes tha se rrugës drejt azilit politik në Rusi, do të jetë edhe Hashim Thaçi.
“Ne nuk mund ta ndalim në rrugën e tij. Por, ne mund dhe duhet ta ndalim që ai ta marrë Kosovën me vete. Kosova nuk futet dot në valixhe. Asnjëherë, të askujt. Toka jonë është e shkriftë, sepse historikisht është përplot gjak, lot e djersë të panumër brezave. Të palarat e veta në valixhen e tij, Thaçi nuk i shkëmben dot me tokë të Kosovës”.
Këtë deklaratë Kurti e ka bërë duke pasur për referencë takimin që Thaçi zhvilloi së fundi në Paris me presidentin rus, Vladimir Putin./klankosova.tv