TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarët e tjerë që janë marrë me organizimin e testimit për gradën komisar dhe kryekomisar, janë nën hetim nga Prokuroria.
Çështja u referua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, pas shklejeve që u gjetën në testimin me shkrim për gradën komisar dhe kryekomisar.
Sipas kallëzimit, veprimet do t’i verifikohen të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë, si anëtarë të komisionit të gradave.
Komisioni përgjegjës për organizimin e këtij konkursi përbëhej nga Ardi Veliu, zëvendësja e tji Aida Hajna, drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema dhe Sokol Bizhga e Ali Allaraj.
Për arsye të shkelje që u gjetën dhe nxjerrjen e tezës, u anulua testimi për gradën komisar dhe do të zhvillohet në një ditë tjetër.