TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ne lidhje me kërkesen komisionerit publik për gjykim të plotë ose të pjesshëm, vendosi në funksion të hetohej faktet juridike lidhur me pasurinë kullotë në Karpen Kavajë, të hetohet kalimi nga pasuri shtet në privat, të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj.
KPA vendosi që të kërkohet informacion nga Kavaja lidhur me 3 pasuritë bashkjetueses, apartament, njësi tregtare, dhe makinë të hetojë në lidhje me ta deri në momentin e rivlersimit që është viti 2012.
Nëse bashkjetuesja ka vendosur kush janë pronarët dhe të verifikohen burimet financiare të babait të subjektit, për periudhën kur ka pasur biznes privat, ILDKPKI. Të hetohet për dy kontakt e makinave të tij, që ka pasur në pronësi. Kolegji vlerësoi që të bëj me dije se pas vendimit nga KPK-së kanë ardhur dhe 4 denoncime. Do vihen në dispozicion për ti parë dhe subjekti dhe komisioneri.
Komisioneri publik i ka kërkuar KPA që të shprehet nëse do të hapet hetimi apo jo përpara se të shprehet në lidhje me aktet e paraqitura nga gjyqtari Islamaj paraditen e sotme.
Vendimi për gjyqtarin Edmond Islamaj do të merret me datë 11. 12. 2018 ora 10.