TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”.
Ky është rrëfimi i një prej dëshmitarëve të aksidentit në Prrenjas, i cili ka qenë në një makinë private pas autobusit kur ka ndodhur aksidenti dhe më pas iu ka dhënë ndihmë nxënësve nga Roskoveci që i kanë shpëtuar vdekjes mrekullisht sot kur ishin nisur për një eskursion.
Ai thotë se asnjë nga policitë nuk është përgjigjur dhe se në vendin e ngjarjes ka shkuar vetëm një ambulancë, ndërsa nxënësit që ishin lënduar kanë qenë 17. Ata janë dërguar në ambulancën e Prrenjasit për ndihmën e parë.