AKTUALITET, 16 Nëntor 2018, 16:37

Vdes në maternitet foshnja, nën hetim dy infermieret

Vdes në maternitet foshnja, nën hetim dy infermieret

Një foshnjë vetëm 10-ditëshe ka ndërruar jetë në Maternitetin e Spitalit Rajonal të Beratit. Fëmija kishte lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të miturës, ndërkohë që kanë filluar hetimet ndaj bluzave të bardha të këtij spitali.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për dy infermieret, përkatësisht për Kristina Shkarpa dhe Teuta Zema, 50 dhe 52 vjeç, banuese në këtë qytet.