AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 14:59

Banderola "Mbro Teatrin", Liçaj shpërthen ndaj Federatës: Turp të keni, lakej lëpirës të qeverisë!

Banderola "Mbro Teatrin", Liçaj shpërthen ndaj

Federata Shqiptare e Futbollit, ka urdhërua heqjen e banderolës "Mbro Teatrin", të cilën tifozët e Tiranës e kishin shpalosur ditën e djeshme në ndeshjen me Kamzën. Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti i artistëve por edhe nga politikanët. Një nga personat e revoltuar nga censura që ka imponuar federata, është aktori Neritan Liçaj, i cili i quan drejtuesit e federatës së futbollit "lakej lëpirës të qeverisë".

Liçaj është një ndër zërat më kritik, ndaj planit të kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, për të shembur Teatrin Kombëtar në mënyrë që të ndërtojnë kulla me firmën "Fusha sh.p.k".

Postimi i plotë i Liçajt:

A ka turp me te madh se ky?!?!?!!?! Federata Shqiptare e Futbollit, ti kerkoje policise te heqi parrullen per Mbrojtjen e Teatrit Kombetar Shqipetar?!?!?! Po sikur ne artistet te hiqnim parrullat ku kerkonte te mbrohej Kombetarja Shqipetare e Futbollit, cdo thoshin keta lakej lepires te qeverrise?Turp te keni more...le qe ku keni turp ju! Ju keni shkaterruar futbollin shqiptar dhe vetem vidhni e pasuroheni.

RRESPEKTE TIRONSVE.....CUNA JENI NR 1...TIRONSA ME ZEMER.

/TPZ.AL/ 

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/08/18/banderola-ne-stadium-mbro-teatrin-fshf-urdheron-te-hiqet-nga-fusha/

http://www.tpz.al/2018/08/19/deklarata-filloi-vjeshta-e-fundit-e-kryeministrit-edi-rama-nderim-tifozeve-te-tiranes/