AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 14:47

Përfshihet nga zjarri arkiva e Gjykatës së Lartë në Tiranë

Përfshihet nga zjarri arkiva e Gjykatës së Lartë në

Një zjarr ka rënë në godinën e Gjykatës së Lartë në Tiranë para pak minutash.

“BalkanWeb” mëson se zjarri ka rënë në arkivin e Gjykatës së Lartë në katin e parë të ndërtesës.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihen makinat e zjarrfikëses dhe policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.

Dyshohet se nga zjarri janë djegur disa dokumente, por shkaqet ende nuk dihen.