AKTUALITET, 2 Mars 2018, 15:21

Banane dhe kokainë, ish-ministri sqaron të vërtetën për grantet e përfituara nga "Arbri Garden"

Pas sasisë rekord të drogës që u kap në kontejnerin ku ndodheshin bananet e porositura nga firma “Arbri Garden”, zbulohet pronari i saj Arbër Çekaj ka përfituar grante nga ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti.

Ndonëse Çekaj, pretendon që s’ka lidhje me drogën dhe se do kthehet në Shqipëri për të vërtetuar se është një biznesmen i ndershëm, edhe ministri Panariti sqaron punën e granteve.

Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, shprehet se përzgjedhja e kompanisë “Arbri Garden” është bërë sipas të gjitha kritereve. Ai shton se si kriteret e aplikimit, ashtu edhe vlerësimi apo vendim- marrja bçhen nga strukturat e BE-së, sepse AZHBR si pjese e Ministrisë së Bujqësisë ne 2015, ka qënë përfshirë në proces trajnimi dhe nuk ka patur zë si ne vendimmarrje ashtu edhe ne ekzekutim.

[caption id="attachment_63024" align="alignnone" width="2048"] PANARITI PER VIZITEN E TIJ NE FRANCE - Nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panariti, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me viziten e tij ne France, ku eshte zgjedhur anetar i Bordit Drejtues te planit te veprimit per biodiversitetin e qyteteve te rajonit te Mesdheut.[/caption]

STATUSI I PANARITIT

“Shpif, shpif se dicka mbetet !!! Nuk mund te perlyhet dhe baltoset Ministria e Bujqesise per dicka qe nuk i takon!! Financimi i dhomave frigoriferike per prodhime bujqesore te firmave SE-BI dhe Arbri Garden eshte bere me fonde te programit IPARD – like te administruara nga Bashkimi Europian, te ekzekutuara nga Agjensia Gjermane dhe te asistuara nga projekte mbeshtetese te USAID. Kriteret e aplikimit, vleresimi dhe vendim- marrja jane te strukturave te BE-se sepse AZHBR si pjese e Ministrisë së Bujqësisë ne 2015, ka qene perfshire ne proces trajnimi dhe nuk ka patur ze si ne vendimmarrje ashtu edhe ne ekzekutim. Kjo eshte e verteta”, shkruan Panariti.