TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas gati 24 orësh pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër, autoritetet kanë zbuluar gjithë arsenalin e armëve të zjarrit që kanë sekuestruar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
6 serbë që u përfshinë në sulm janë duke u trajtuar në spital në Novi Pazar të Serbisë, ndërsa ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i ka bërë thirrje Beogradit t’i dorëzojë te autoritetet.
Sipas saj përveç armëve të sekuestruara janë gjetur edhe harta dhe dokumente që dëshmojnë për organizim të mirëfilltë për sulme të tjera. Sakaq, mësohet se armatimi i gjetur i përket llojit që përdor ushtria serbe, të vitit 2021.