BALLKAN, 24 Shtator 2023, 10:16

Vrasja e policit në Veri të Kosovës, autoritetet njoftojnë mbylljen e pikës kufitare në Bërnjak

Vrasja e policit në Veri të Kosovës, autoritetet njoftojnë

Pas vrasjes së një polici në veri dhe plagosjes së dy të tjerëve, mediat në Kosovë raportojnë se është mbyllur pika kufitare në Bërnjak.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika kufitare Bërnjak është mbyllur për hyrje në Kosovë, ndërsa për dalje është ende e hapur.

Kujtojmë që sot në orët e para të mëngjesit policia e Kosovës është sulmuar me armë dhe për pasojë mbeti i vrarë një efektiv, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Krerët e shtetit në Kosovë kanë dënuar sulmin ndërsa akuzojnë Beogradin se qëndron prapa kësaj ngjarja.

Sipas tyre, ky është një sulm i pastër terrorist nga grupe kriminale të financuara nga Serbia.