BALLKAN, 24 Shtator 2023, 12:28

Vrasja e policit në veri të Kosovës, reagojnë familjarët: Të vdesësh për atdheun është sikur të rilindësh përsëri

Vrasja e policit në veri të Kosovës, reagojnë

Kanë reaguar për herë të parë familjarët e policit të rënë në detyrë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, si pasojë e një sulmi me armë në Leposaviç, në veri të Kosovës.

Familjarët e të ndjerit, me detyrë Toger, shprehen se Afrim Bunjaku “është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”.

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”, shprehen ata në një njoftim në Facebook.

A.B është polici që u vra sot në orët e hershme të mëngjesit gjatë detyrës zyrtare në veri.

Familjarët e policit në një njoftim në Facebook kanë shkruar se ai u vra derisa ndodhej në detyrë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, transmeton Telegrafi.

*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.* Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes.