BALLKAN, 25 Shtator 2023, 14:24

Vrasja e policit/ Blinken: Sulmet e dhunshme ndaj policisë së Kosovës, të papranueshme! Dy qeveritë t’i kthehen menjëherë dialogut

Vrasja e policit/ Blinken: Sulmet e dhunshme ndaj policisë së

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dënuar sulmet ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Blinken i bëri thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet.

Ndërsa u kërkoi Kurtit dhe Vuçiçit t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja

“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Blinken në rrjetin social X.