BALLKAN, 24 Shtator 2023, 10:31

Sulmet në Veri ku u vra një polic, Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë! Ja ku dyshohet se fshihen autorët e ngjarjes

Sulmet në Veri ku u vra një polic, Kurti mbledh Këshillin e

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur në orën 10:00 Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Kjo mbledhje po mbahet pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në veri të vendit, ku një zyrtar policor ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi pranë urës në fshatin Banjskë në veri.

Ndërkohë sipas mediave të Kosovës, dyshohet se personat që kryen sulmin dyshohet se janë fshehur brenda Manastirit të Banjskës.

Ndërkohë pas sulmit me armë ku u vra polici është mbyllur edhe pika kufitare në Bërnjak.