TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar efektivin e plagosur nga sulmi në veri, ku për pasojë një polic mbeti i vrarë.
Sipas Kurtit, polici i plagosur kishte marrë një predhë në kraharor, por falë operacionit të suksesshëm ajo u hoq dhe tashmë polici Alban Rashiti është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kurti thotë se sulmi ndaj policisë së Kosovës u krye nga dora e kriminelëve të orkestruar nga Serbia.
“Operacioni i heqjes së predhës nga kraharori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”, shkruan Albin Kurti në Facebook.