TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Serbët që protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç janë ende në barrikada. Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë.
Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor ndërsa po raportohet se shkollat në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.
Pak pas orës 21:00, breshëri plumbash dhe një shpërthim janë dëgjuar në Rudar afër Zveçanit. Nuk dihet se kush ka qëlluar.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren.
Shkollat fillore dhe të mesme në veri të Kosovës nga sot nuk do të punojnë, raporton gazeta Ekspres.