TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar sulmin me bomba molotov ndaj patrullave të EULEX në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori thekson se sulmet të tilla ndaj personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të ndëshkohen.
“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë.
Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Twitter.