TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiç ka paralajmëruar kaos në veri. Ai thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se “sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë”.
Siç raportojnë mediat kosovare, Rakiq i ka bërë thirrje KFOR-it që “ta parandalojë depërtimin e njësive speciale ”.
“Në një takim me strukturat e tij të sigurisë, Albin Kurti njoftoi se sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë në veri të Kosovës për ta përndjekur popullin tonë dhe për të kryer Ollujën”, ka thënë Rakiq
“Ky është momenti kur përgjegjësia është e KFOR-it dhe EULEX-it për ta parandaluar kaosin që po e përgatit Kurti”, ka shtuar ai.
Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Televizioni publik serb raportoi se kjo erdhi pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për barrikadat e vendosura të vendit.