TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë se është Serbia ajo që qëndron pas situatës në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, numri dy i PL-së thotë se në një kohë kur Kosova ndodhet përballë Serbisë, Rama po qëndron anash shtetit të Kosovës.
Sipas Vasilit, Rama është i kapur dhe nuk ka guximin që të drejtojë gishtin nga Vuçiç në një kohë kur Serbia është provokuese dhe minuese e çdo dialogu.
“Kosova në këtë moment nuk ka një Shqipëri qeveritare ne krah te saj siç duhet te jene vëllezërit e nje gjaku, por nje Edi Rame qe qendron anash dhe preokupacionin themelor ka ate qe deklaratat e tij te pëlqehen sa me shume ne Beograd”, shkruan Vasili.
Reagimi i Petrit Vasilit
Kosova perballe Serbise, ndersa Rama anash e jo ne krah te saj!
Situata ne veri te Kosoves ka njohur nje pershkallezim teper te rende dhe krejtesisht te kundert me ate qe pritej.
Serbia provokuese dhe minuese e çdo dialogu eshte bere rob i strategjise se saj: se duke provokuar rende mund te avantazhohet ne realizimin e synimeve te saj anti Kosove.
Shqiperia qeveritare e Edi Rames ne kete moment ka obligimin e patjetersueshem politik, moral dhe kombetar qe te jete e drejtperdrejte, e qarte dhe e prere e jo te qendroje anash.
Por ky qendrim duket qarte se eshte i pamundur per Edi Ramen sepse dorezimi tek Vuçiçi e ka bere te dobet dhe plotesisht te shantazhueshem, pra te paafte te reagoje ne lartesine e momentit.
Edi Rama i kapur peng nuk guxon te drejtoje gishtin nga Vuçiçi, por përdridhet me akrobacira frazelogjike per ti shpetuar qendrimit direkt e per te denuar provokatoret serbe, qe duan te kthejne mbrapsht historine dhe te demtojne me çdo mjet e menyre Kosoven.
Pra Kosova ne kete moment nuk ka nje Shqiperi qeveritare ne krah te saj siç duhet te jene vellezerit e nje gjaku, por nje Edi Rame qe qendron anash dhe preokupacionin themelor ka ate qe deklaratat e tij te pelqehen sa me shume ne Beograd.
Shqiperia tjeter jo qeveritare eshte e qarte dhe e prere sepse Kosova ka provuar dhimbje e mizori serbe nga me te pergjakshmet dhe s’mund te tolerohen më ne asnje menyre provokime te reja kriminale.
Ne te gjithe kete situate qendrimi i Kosoves shkelqen per nga principaliteti dhe maturia e respekti i ligjit, ndersa qendrimi serb nxin per nga brutaliteti dhe shovinizmi malinj shkaterrimtar.
Ndaj Edi Rama duhet tu jape fund deklaratave prej OJF-je, por te marre pozicionin qe i takon qeverise se Shqiperise.
Nuk ka nevoje kush mē per teatralitete mbledhjesh Qeverie e Kuvendesh te perbashketa Kosove Shqiperi, luajaliteti dhe patrotizmi tregohet sot.
Kosova eshte perballe Serbise, e gjithe Shqiperia eshte ne krah te Kosoves.
Ndersa Edi Rama, qe rri anash, si peng i Serbise po rendohet me pergjegjesi shteterore e historike teper te medha e te paamnistueshme per te.