TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është aksidentuar rrugës teksa ishte rrugës për në Gjilan.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e Kosovës, të cilat thanë se Kurti dhe eskorta e tij ishin nisur nga Prishtina dhe gjatë rrugës, një prej makinave që e shoqëronte është përfshirë në aksident.
Gjithashtu sipas këtyre burimeve, bëhet me dije se vetë Kurti nuk ka qenë në automjetin e aksidentuar.
Ata ishin duke shkuar në Gjilan, për të marrë pjesë në organizimin që po shpaloset raporti 1-vjeçar i qeverisjes komunale të kryetarit Alban Hyseni.