BALLKAN, 11 Dhjetor 2022, 11:17

Tensionet në Mitrovicë, si paraqitet sot situata në veri të Kosovës

Tensionet në Mitrovicë, si paraqitet sot situata në veri të

Mëngjesi i së dielës është i qetë në veri të vendit, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Sipas REL, KFOR-i dhe EULEX-i janë duke monitoruar situatën. Ndërsa pak njerëz shihen aktualisht në barrikadën në Rudarë të Zveçanit.

Pasditen e 10 dhjetorit në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb. Ata vendosën barrikada në këtë vend.

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, duke e konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë.