BALLKAN, 22 Qershor 2023, 20:56

Tensionet në veri të Kosovës, Borrell pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin: Policët e rrëmbyer të lirohen urgjentisht, të mbahen zgjedhje të reja

Tensionet në veri të Kosovës, Borrell pas takimeve me Kurtin dhe

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se në takimet që i ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin, thotë se kanë rënë dakord për nevojën se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës.

"Takimi i sotëm nuk u fokusua shumë në çka por në atë se si dhe kur - si të qetësohet situata në terren, si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut, në veçanti marrëveshjen e fundit në rrugën e normalizimit", tha Borell të enjten.

Për katër orë rresht, në Bruksel, Borrell dhe i dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, kanë zhvilluar "një seri takimesh për menaxhimin e krizave", fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të enjten nuk është zhvilluar asnjë takim i përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Borrell ka shtuar se në takimin me Kurtin, ka ritheksuar kërkesën që kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat serbe, të punojnë nga ndërtesa alternative.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot (22 qershor) se do të takohet me Borrellin në Bruksel, por jo edhe me Kurtin.

“Biseda me Kurtin nuk ka kuptim. Ai na jep leksione për filozofinë, pak për Adem Demaçin, pak për Karl Marx”, tha Vuçiç.
Një ditë më parë, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e Brukselit. Ai tha se në atë takim do të insistojë “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës, që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”.

Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, tha se ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në një takim urgjent në Bruksel, për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën aktuale.

“Kam ftuar liderin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe atë të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza aktuale. Na duhet shtensionim i menjëhershëm i situatës dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Këto janë parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi ai në Twitter.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka treguar se çfarë është biseduar në takimet me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, pas tensione në veri. Në një postim në Facebook, Borrell thotë se 3 policët e rrëmbyer në veri të Kosovës duhet të lirohen nga Serbia urgjentisht dhe pa kushte. Ai shkruan se kanë diskutuar për uljen e tensioneve me propozime konkrete, ndërsa thotë se ranë dakord për nevojën që të zhvillohen zgjedhje të reja.

Në takimet e sotme me liderët e Kosovës dhe Serbisë, jemi fokusuar se si të qetësojmë situatën në terren; si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të ktheheni në dialog dhe zbatimi i të gjithë zbatimit të Dialogut. Ne kemi hedhur në tryezë propozime konkrete.

Ne ramë dakord për nevojën për zgjedhje të reja. Ne diskutuam modalitetet dhe rrugën përpara - Arrestimet arbitrare ose keqtrajtimi i të burgosurve është i papranueshëm. Eulex do të luajë një rol më të fuqishëm në monitorim. 3 policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen urgjentisht dhe pa kushte.