BALLKAN, 21 Qershor 2023, 19:25

Ndodhej në mision stërvitor, rrëzohet helikopteri në Kroaci, 2 të vdekur

Ndodhej në mision stërvitor, rrëzohet helikopteri në Kroaci,

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Kroaci, ku një helikopter ushtarak i Hungarisë është rrëzuar teksa ndodhej në një mision stërvitor. Si pasojë e rrëzimit, të paktën dy persona që ishin në bord humbën jetën.

Ministria e Mbrojtjes tha për agjencinë e lajmeve MTI, se dy helikopterë të llojit Airbus H145 po kryenin stërvitje, kur njëri prej tyre u rrëzua. Tre persona ishin në bordin e helikopterit, i cili u rrëzua në zonën e kanionit të lumit Cikola, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit kroat, Zagreb.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin trupat e dy personave që humbën jetën, ndërkaq kërkimet po vazhdojnë edhe për anëtarin e tretë të ekuipazhit. Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit.