BALLKAN, 21 Qershor 2023, 14:31

Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla publikon videon: Forcat serbe, me urdhër rrëmbyen policët tanë

Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla publikon videon: Forcat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot një video, në të cilën tregon se si ka ndodhur sipas tij, rrëmbimi i tre policëve të Kosovës në veri të vendit.

Sveçla ka shkruar se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar, ndërsa ka theksuar se Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë policët.

“Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiçit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës.

Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani.”, ka shkruar ai në Twitter.